I dënuar në Itali me 9 vite burg për veprimtari kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

Aktualitet | 9 muaj më parë

Merr fund arratia e 53-vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar për tri vepra penale.

Policia ka bërë me dije se 53-vjeçari është dënuar në 2023-shit nga Gjykata e Apelit të Torinos me 9 vite burg për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”

53-vjeçari është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Decision”

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 53-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane.

53-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Decision”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Festim Keci, 53 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme