Merkato/ Pas tetë vitesh bashkëpunim, Bayern-i zyrtarizon largimin e Goretzka-s

Leon Goretzka do të jetë një lojtar i lirë në merkato duike nisur nga 1 korriku i këtij viti. Drejtori sportiv i Bayern-it, Christoph Freund zbuloi ditën e sotme se klubi ka marrë vendimin për të mos i ofruar më një kontratë të re 30-vjeçarit.
“Leon do të qëndrojë në Mynih deriu në fund të sezonit. Ai ndihet si në shtëpi këtu. Në ditët e fundit kemi bërë disa takime sa i përket të ardhmes së tij”, tha Freund, i cili pranoi se interesi i shfaqur nga Atletico Madrid ishte më shumë se konkret.
“Unë ndihem më shumë se kurrë brenda projektit. Objektivi ynë i përbashkët është që të festojmë tituj në Marienplatz në maj”, tha lojtari nga Bochum-i, i cili gjithashtu publikoi një letër lamtumire në rrjetet e tij sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




