Nurellari: Ideologjia teokratike dhe nacionalizmi mban në këmbë regjimin iranian
Politologu Adri Nurellari ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ka disa arsye pse regjimi iranian mbetet në këmbë.
Sipas tij, ndërthurja e ideologjisë me nacionalizmin e bën të vështirë rrëzimin e tij.
“Ka pasur një bazë të fuqishme ideologjike të kombinuar me një veshje të veçantë të nacionalizmit dhe krenarisë iraniane. Irani është mbase i vetmi shteti në atë pjesë të botës që ka ka qenë koloni.
Ka qenë e tkurrur dhe e zgjeruar por nuk ka qenë kurrë e kolonizuar. Ndaj ka edhe një krenari për shkak të rrënjëve të thella që ka dhe traditës së jashtëzakonshme. Pra është një ngërthim ideologjisë ekstreme, gati, gati totalitare që është teokratike”, u shpreh Nurellari.
Ai theksoi më tej Irani është i vetmi shtet i pastër teokratik sot në botë. Sipas Nurellarit, përplasjet dhe lufërat e mëparshme e kanë çimentuar edhe regjimin e sotëm, teksa solli në vëmendje luftën Iran-Irak.
“Përtej Vatikanit, është i vetmi shtet që mund të quhet i pastër teokratik sot në botë. Arsyet pse është një regjim kaq i fortë është edhe një shtet i kalitur, i çimentuar për shkak të përplasjeve që ka pasur ku në luftën Iran-Irak ku ishin të dy shtete të importuesve më të mëdha të armëve për atë periudhë nëpërmjet naftës.
Përveç këtyre dimensioneve ideologjike ka edhe një makineri të jashtëzakonshme ushtarake, të cilën e kultivon me idenë e një armiku të madh”, theksoi Nurellari.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




