Protestat në Iran, Alibali: Ka një brez të mirëshkolluar që kërkojnë liri nga regjimi autokratik

Aktualitet | 9 muaj më parë

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ka një brez të mirëshkolluar që kërkojnë liri nga regjimi autokratik në Iran.

“Ajo që është e veçanta dhe më bën përshtypje pavarësisht të gjitha defekteve, aty ka një shoqëri dhe një brezi të ri, ku inteligjenca është e mirëshkolluar, e nivelit të lartë.

Ka një vokacion lirie që e kërkojnë lirinë. Ne kemi parë ndër vite ku janë bërë fushatat elektorale, herë kanë ardhur në fuqi të moderuarit dhe pastaj ekstremistët”, u shpreh Alibali.

Alibali vuri në dukje se aktualisht populli iranian nuk mund ta rrëzojë regjimin për shkak të kapaciteteve shtypëse që ky i fundit bart në vetvete.

Megjithatë, sipas tij, gjërat janë duke lëvizur pasi interesat e Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë puqur me interesat e popullit iranian.

“Një Iran i cili lëviz, por nuk është bardh e zi. Patjetër që nuk mund ta rrëzojë populli iranian regjimin për vetë kapacitetet e dhunës që ata kanë por duket që interesat e Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë puqur me interesat e popullit liridashës iranian”, theksoi më tej Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme