Kosovë, kreu i LDK-së: I gatshëm për dialog me të gjitha partitë për zgjedhjen e një presidenti konsensual

Kosovë | 9 muaj më parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me të gjithë spektrin politik në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje konsensuale për presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Abdixhiku i bëri pas rizgjedhjes së tij në krye të LDK-së përmes votëbesimit, gjatë Kuvendit të partisë. Ai theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit kërkon dialog politik dhe përgjegjësi shtetërore, duke sqaruar se marrëveshjet politike nuk duhet të kuptohen si pazare.

“Na duhet diskutim brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk kemi fjalën për pazare, por për nevojën që palët të ulen dhe të bëhen numrat për një president të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Jam i gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje”, u shpreh Abdixhiku.

Ai shtoi se presidenti i ardhshëm duhet të jetë figurë konsensuale dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar të Republikës së Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme