Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi “vishen” nga petku i bardhë i dëborës, akset të kalueshme
Në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, në Malësi të Madhe, janë rikthyer reshjet e borës. Borë bie gjithashtu edhe në zonat e Bogës dhe Thethit, dy destinacione shumë të frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendas dhe të huaj.
Kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri, ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e borës, zgjerimin e aksit të lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, kriposjen për të parandaluar krijimin e shtresës së akullit.
Pavarësisht reshjeve, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve motorike në këto akse rrugore. Përdoruesit e rrugëve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur ngjarje të pakëndshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




