Vllaznia “blindon” vendin e parë, Tirana shtang Egnatian

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Tirana dhe Vllaznia fitore të rëndësishme në transfertë. Bardheblutë rrëzojnë Egnatian në Rrogozhinë dhe lënë fundin e renditjes, kurse shkodranët rrëmbejnë kreun në “Niko Dovana” dhe zhysin Teutën në krizën e rezultateve. Këto ishin karakteristikat e dy ndeshjeve të fundit të javës së 22-të të Abissnet Superiore, të cilat erdhën drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Egnatia në fakt ka pretenduar tre herë për penallti, të cilat për arsye të ndryshme nuk janë akorduar nga gjyqtari Kreshnik Cjapi. Madje që në start është dhënë penallti për Egnatian, kjo pas pengimit të Grudës ndaj Lleshit, por pasi është rishikuar në sistemin VAR, Cjapi e ka anulluar vendimin e tij.

Tirana shkundet dhe provon me Voglin në të 9’, por jashtë. Ka frikë në stadiumin “Egnatia Arena” në atë dëmtim të Ruçit, që vazhdon lojën i fashuar më pas duke i qetësuar të gjithë. Provojnë Buriç për Egnatian, apo dhe Rafael e Tabeku, e goli vonon të dalë në dritë. Dhe vjen për miqtë, të cilët kanë kaluar në avantazh me anë të Redon Xhixhës në të 40’. Në pjesën e dytë Egnatian provon me të gjitha mënyrat për të gjetur barazimin, sidomos me Adjesan në të 69’, apo kur dhe Tafas ka pritur në dy kohë një tjetër tentativë të vendësve në të 70’.

 E përpjekjet për një barazim të mundshëm kanë dhe ardhur me dy pretendime të tjera për penallti të Egnatias, kjo në të 53’ dhe në të tretën minutë shtesë, por për Cjapin gjithçka e rregullt dhe në përfundim feston Tirana, që tashmë është në kuotën e 20 pikëve, kurse rrogozhinasit mbesin 39 pikë.

Ndërkohë në Durrës vlen Esat Mala për t’i dhënë trepikëshin Vllaznisë dhe kreun e renditjes me 42 pikë. Një gol që ka ardhur që në të 9’, kjo pas goditjes së Kallakut, kthyer nga mbrojtja durrsake, dhe e dërguar në rrjetë nga Mala. Tenton Krymi për Vllazninë, apo dhe Jurgens për Teutën, por në përfundim të pjesës së parë, 1-0 për kuqeblutë.

Në pjesën e dytë Arifi ka provuar në të 60’ me një goditje nga 20 metra, por mbi traun e portës. Sikurse provon dhe Fofana në të 66’, por pret Pols. Vllaznia ka pretenduar për një faull ndaj Bismark, në hyrje të zonës pas përplasjes me Kotobellin, por gjithçka e rregull për Yzeirajn.

Vllaznia e ka mbyllur sfidën me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Çelikoviç, por goli i Malës ka mbetur në fuqi dhe trepikëshi ishte i merituar për kuqeblutë e Edi Martini.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme