Hapet ekspozita, “Ec, don’t stop!”- Artistët Kevin Jaku dhe Aron Noka, mes historisë globale dhe realitetit shqiptar

Kulturë | 9 muaj më parë

Pas katër vitesh pune intensive, ku imazhi dhe struktura trajtohen si dëshmi e historisë dhe realitetit social, artisti lezhjan Kevin Jaku, në bashkëpunim me Aron Nokën nga Burreli, prezantuan ekspozitën e tyre të parë, të titulluar “Ec, don’t stop!”

Ekspozita përfshin 12 vizatime hiperrealiste, një video dhe 7 punime në xham të thyer me instalacione prej hekuri e materialesh minerale.

Përmes një terreni bashkëkohor shqiptar dhe global, dy artistët krijojnë tension si përvojë personale e kolektive, duke përcjellë mesazhin për të mos u ndalur, por për të ecur përpara.

“Kemi qejf të japim mesazhe edhe për të rinjtë e tjerë”, tha Jaku.

“Ne shprehim shqetësimet e përditshme, ku rrezikohet jeta dhe pasiguritë në punë, duke i interpretuar këto në vepra arti”, tha Noka.

Kuratori i ekspozitës, Genti Gjikola, dhe Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, vlerësuan maksimalisht punën dhe qasjen konceptuale të dy artistëve të rinj.

“Kjo është ekspozita më e gjatë që kam pasur në dorë”, tha Bakalli.

Ekspozita e titulluar “Ec, don’t stop!” do të qëndrojë e hapur deri të enjten, e 5 shkurtit, në Galerinë FAB në Tiranë, ndërsa që në ditën e parë pati interes të lartë nga publiku.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme