Labova e Madhe në izolim, Bashkia Gjirokastër vlerëson situatën dhe nis projektin e rehabilitimit

Aktualitet | 9 muaj më parë

Që prej datës 6 janar, në Labovë të Madhe shirat e rrëmbyeshëm sollën dëmtime në rrugën kryesore që bën lidhjen e fshatit me fshatin tjetër Labovë e Vogël. Në fshat janë dëmtuar edhe 3 banesa, ku për pasojë 10 banorë mbeten në qiell të hapur.

“Erdhën nga Tirana e panë shtëpinë dhe na thanë nuk do futeni brenda dhe ne nuk po futemi”, tha një banore

“Në duart e Perëndisë jemi. Presim mbështetje”, u shpreh një banor.

Për të komunikuar me pjesën tjetër të zonës, banorët janë detyruar të përdorin  alternative të tjera.

“Të sëmurët nuk i marrim dot me barelë. Këtu janë vetëm moshë e moshuar”, tha një banor.

“Ne nuk kemi rrugë as për të ecur në këmbë”, u shpreh një banorë tjetër,

Ndërkohë, Bashkia Gjirokastër thotë se po vlerëson situatën në terren dhe është duke nisur projekti për rehabilitimin e zonës së dëmtuar si dhe  rikthimit të qarkullimit dhe garantimit të sigurisë për banorët.

 “Nga shërbimi gjeologjik aty është vlerësuar për t’u bërë një studim i plotë pasi duhet parë nëse ky aks do mbetet, pra do ribëhet apo do shikojmë për një aks të ri”, deklaroi nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, Amarilda Lelaj.

Gazetare Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme