Zv.sekretari Rigas pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë për sigurinë dhe biznesin

Kryeparlamentari Niko Peleshi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në një takim nga Zëvendëssekretari i Shtetit Michael J. Rigas në Departamentin e Shtetit.
Në fokus të bisedës mes Peshelit dhe Rigas ka qenë ndërtimi i një të ardhmeje më të fortë dhe më të begatë për të dyja vendet.
Me një postim në rrjetin social X, zv.sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-të do të vijojnë bashkëpunimin dhe punën me Shqipërinë në kuadër të stabilitetit rajonal dhe global, forcimin e NATO-s, çmontimin e organizatave kriminale transnacionale dhe rritjen e mundësive të biznesit.
“Bisedë e frytshme me @nikopeleshi në ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të begatë për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë. Ne do të vazhdojmë punën tonë me Shqipërinë për stabilitetin rajonal dhe global, forcimin e NATO-s, çmontimin e organizatave kriminale transnacionale dhe rritjen e mundësive të biznesit në SHBA”, shkruan Rigas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



