“Bordi i Paqes” mblidhet brenda dy javësh – Orban njoftoi se do të marrë pjesë në takimin e parë të atij organi në Washington

Botë | 9 muaj më parë

Viktor Orban, një nga aleatët më të ngushtë të presidentit amerikan në Bashkimin Evropian, njoftoi se brenda dy javësh do të takohet me Donald Trump në Washington, pasi mblidhet për herë të parë “Bordi i paqes”, krijimi i të cilit u shpall në Davos.

“Pas dy javësh do të takohemi përsëri në Uashington, sepse Bordi i Paqes, organi i paqes, do të ketë një takim inaugurues”- beri me dije Kryeministri nacionalist i Hungarisë, i cili mori pjesë edhe në nënshkrimin e Kartës themeluese të atij organi në vendpushimin luksoz të skive në Zvicër.

Orban njoftoi vizitë në SHBA, pavarësisht se pritet të përballet me një sfidë të paprecedentë në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 12 prill. Sondazhet e pavarura tregojnë se opozita hungareze e udhëhequr nga Peter Magyar, një ish-zyrtar i qeverisë i kthyer në kritik, kryeson ndaj tij.

Themelimi i Bordit të Paqes u shpall më 22 janar në Davos nga Trump, në praninë e rreth 20 liderëve botërorë, ku ishte edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Presidenti amerikan e ka cilësuar atë një organ për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare edhe pse fillimisht kishte qëllim të mbikëqyrte rindërtimin e Gazës pas luftës së Izraelit. Trump siguroi se ai organ do të punojë në koordinim me Kombet e Bashkuara, por shumë shtete kanë refuzuar të bëhen pjesë e tij, pasi druhen se do të rivalizojë OKB-në.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme