Dinamo, trajneri Daja: Me 10 lojtarë e mbajtëm Tiranën në fushën e vet

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka komentuar barazimin 1-1 në derbi me Tiranën.
“Unë do të thosha i kemi bërë hyzmetin ndeshjes, çunat kanë treguar karakter. E filluam me gol të pësuar, kishim një rast shumë të pastër me Mustafa, ishte pastaj edhe penalltia, ndoshta po të ishte shënuar, mund të kishte një anë psikologjike ndryshe për ekipin.
Mbetëm me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq, morëm një barazim me Tiranën që vjen me shumë ndeshje të mira në 2026-ën. Nuk më pëlqeu aspak shpërndarja. Nuk e di çfarë ka ndodhur te pjesa e rrëmujës. Po fokusohem te ndeshja, me 10 lojtarë kemi luajtur shumë mirë, e mbajtëm Tiranën në fushën e vet.
Pavarësisht se me 1 lojtar mangët, u kompesua ai lojtar me shpirtin e garës. Nuk ka shumë taktika në këtë lloj gjëje. Sakrifica e lojtarëve na çoi që të shpresonim deri në fund, u shpërblyem me atë barazim.
Përveç Bregut, Guindo dhe Mustafa janë sulmues qendre. Donim të shfrytëzonim aftësitë e tyre. Pas 3-4 ditësh kemi ndeshje me Tiranën në Kupë, nuk mund të zbuloj çfarë kemi bërë në aspektitn taktik. Tirana ka kundërsulm të shpejtë. Kishim dy qendërmbrojtësit me kartonë të verdhë, prandaj tentuam të bënim atë mënyrë loje dhe të përshtateshim me gjithë këto ndryshime që brenda një ndeshjeje ishin tri ndeshje.
Në momentet e para, Vogli spostohej nga krahu i djathtë i joni. Njëri shkonte përpara dhe njëri merrte pozicionin e ekranit. Gjithë problemi ishte spostimi i Gudiabit. E rikuperuam dhe atë gjë me lojtarët që kemi në dispozicion. Në ndeshjen e kaluar Dita nuk ishte për shkak virozave bashkë me Beqjan.
Rikthimi i Ditës na jep siguri në fazën e mbrojes, por na jep lirshmëri në ndërtim. Gjendja e Nezirit i jep gjerësi sulmit tonë, këto dy gjëra nuk i kishim në ndeshjen ndaj Bylisit. Presim rikthimin e Alijit dhe të Beqajt. Qefalija është lojtar i rëndësishëm për mesin e fushës. Këto bëjnë që ekipi të marrë panoramën e vitit 2025.
Malomo dhe Mustafa duan kohën e tyre që të ingranohen me pjesën tjetër të grupit.
Më vjen keq për të gjitha nga pak, por kartoni i kuq është pak problem, përveç takimit të sotëm, lojtari na mungon edhe në ndeshjen e ardhshme. Dinamo është ekipi më agresiv më Superiore, ka 6 kartonë të kuq, nëse vërtet është kjo gjë, unë shikoj një futboll tjetër me ata që janë në fushë, në VAR, apo diku tjetër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




