Korrupsioni në zgjedhje, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është vetëdorëzuar pasditen e kësaj të hëne në komisariatin e policisë lokale. Ky veprim vjen menjëherë pasi Gjykata e Apelit të GJKKO-së la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar atë përfundimisht me burg.
Memolla është shpallur fajtor për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim. Sipas vendimit të gjykatës ai do të vuajë 1 vit burg dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme.
Dosja e SPAK
Hetimet e SPAK vërtetuan se gjatë zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022, Memolla kishte ndikuar te një punonjës i OSHEE-së për të mos ndërprerë energjinë elektrike të një abonenti debitor. Ky favor u bë me qëllimin e vetëm që qytetari të votonte në favor të kandidaturës së Memollës.
Me ekzekutimin e këtij vendimi, Bashkia e Rrogozhinës pritet t’i drejtohet sërish procesit të zgjedhjeve të parakohshme për kreun e ri të ekzekutivit vendor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




