Derbi i Italisë për portierin Vicario, Interi dhe Juventusi përplasen edhe në merkato

Klubi zikaltër e kërkon si pasues të Sommer, ndërsa ai bardhezi e ka vënë në shënjestër, pasi do një “gardian” të nivelit të lartë.
Derbi i Italisë nuk luhet vetëm mbrëmjen e Shën Valentinit, kur çdo tifoz i Interit dhe Juventusit duhet të zgjedhë mes të dashurës dhe supersfidës së Serie A. Luhet edhe në merkato për Guglielmo Vicario.
Drejtuesit e Interit shohin tek ai profilin më të mirë për zëvendësuesin e Sommer. Edhe klubi bardhezi, sipas “La Gazzetta dello Sport”, kërkon t’i dhurojë trajnerit Spalletti një nga portierët më të kërkuar të momentit.
Zikaltrit po mendojnë prej kohësh për portierin e Tottenham, të cilit i skadon kontrata në qershor. Në anën tjetër, edhe Juventusi po lëviz për një portier të nivelit të lartë. Klubi torinez madje tentoi të joshte portierin e Milanit, Mike Maignan, i cili tashmë ka rinovuar me kuqezinjtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




