Qëlloi njëherë në tokë, si arriti 58-vjeçari të merrte nën kërcënimin e armës paratë në Bankë, por u ndalua te dera, zbardhet dinamika e grabitjes në Tiranë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Zbardhet dinamika e grabitjes në Tiranë, ku një 58-vjeçar i armatosur arriti të merrte paratë në arkën e bankës, por u arrestua nga policia gjatë tentativës për t’u larguar.

Gazetarja Flutura Tota duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për Rtsh.al se autori i dyshuar B. Fusha është futur me një çantë brenda në bankë ku brenda saj kishte automatikun. Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë. Më tej 58-vjeçari ka marrë nën kërcënimin e armës shumën e parave që ndodhej në arkë. Në të njëjtin moment një qytetar ka lajmëruar policinë për grabitjen që po ndodhte.

Një patrullë e policisë ka qenë shumë pranë vendit, te Rruga e Kavajës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar dhe arrestuar autorin, i cili ka qenë duke dalë nga dera e bankës. Policia ka sekuestruar çantën, ku brenda saj janë gjetur lekët dhe arma e zjarrit, teksa autori është dërguar në komisariat. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes teksa ka marrë dhe dëshmitë e personave të pranishëm gjatë grabitjes, përfshirë të punonjësve të bankës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme