Orkestra e RTSH-së, “dhuratë” për 14 shkurt, koncerti “Libertango Love Story” solli elegancë dhe finesë artistike
Në një ditë si kjo e 14 shkurtit nuk mund të mungonte muzika.
Artistë të Orkestrës së RTSH zgjodhën të urojnë të dashuruarit me një buqëte tingujsh romantikë të kompozitorit argjentinas Astor Piazzolla.
Koncerti “Libertango Love Story”, që u mbajt në ambientet e Liceut Artistik. Një atmosferë e ngrohtë veshur me pasion, emocionoi publikun e pranishëm.
Nën dirigjimin e maestro Gridi Kraja, orkestra interpretoi veprat më të njohura të Piazzollës, duke përcjellë ritmin e zjarrtë dhe emocionin e thellë të tangos moderne.
Në skenë spikati Dejon Bendaj solo në violinë, ndërsa në fizarmonikë interpretoi Eran Kurani.
Elegancë dhe finesë artistike sollën edhe çiftet e balerinëve në tango, duke i dhënë këtij koncertit një dimension të plotë artistik. Ky aktivitet që u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku artdashës e ktheu 14 shkurtin në një festë të bukur mes dashurisë dhe muzikës.
Gazetare: Xh. Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




