Integrimi- 9 eurodeputetë vizitojnë Tiranën, McAllister: Shqipëria dhe Mali i Zi me rezultatet më të përparuara
“Mali i Zi dhe Shqipëria vlerësohen nga zyrtarët e Bashkimit Europian, si dy vendet kandidate më të përparuara në procesin e integrimit”, kështu deklaroi David Mc Allister, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian i cili njoftoi edhe një vizitë të 9 eurodeputetëve në Podgoricë, fillimisht, dhe më pas në Tiranë në datat 16 deri më 18 shkurt.
Delegacioni ka si qëllim gjendjen e negociatave të anëtarësimit dhe prioritetet e reformave të pazgjidhura në secilin vend, shkruan ndër të tjera zyrtari i Brukselit.
“Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vendet kandidate në fazën më të avancuar. Mali i Zi 7 ka mbyllur 13 kapitujt e negociatave, ndërsa të gjithë grupkapitujt e Shqipërisë janë hapur tashmë”
Në agjendën e delegacionit të 9 eurodeputetëve është shqyrtimi i vazhdimit të negociatave dhe angazhimi i Parlamentit Europian me qeveritë dhe parlamentet në Mal të Zi dhe Shqipëri se si dy vendet duhet t’i përmbushin më së miri objektivat e tyre ambicioze dhe të adresojnë reformat e pazgjidhura, veçanërisht në grup-kapitujt themelorë.
Eurodeputetët do të takohen gjithashtu me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Vizita do të kontribuojë gjithashtu në punën e Komitetit mbi raportet e ardhshme të Brukselit mbi Malin e Zi dhe Shqipërinë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




