Milano-Cortina në RTSH/ Frikë për 18-vjeçarin Lajunen, rrëzohet keq në trampolinën e Big Air

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Rrëzim i rrezikshëm për finlandezin Elias Lajunen gjatë kualifikueseve të Big Air në ski Freestyle, në Olimpiadën dimërore Milano-Cortina 2026.

Sportisti 18-vjeçar, në kërcimin e parë, përplasi me forcë shpinën dhe kokën në borë, pas një ushtrimi të ekzekutuar keq. Ai mori menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas u transportua me barelë.

Gara u ndërpre për disa minuta dhe më pas vazhdoi normalisht. Zyra e shtypit të skuadrës finlandeze bëri me dije se sportisti ishte “i vetëdijshëm” dhe se “lëvizte duart dhe këmbët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme