Vengu: Konferenca e Sigurisë së Mynihut, mundësi për forcimin e partneriteteve strategjike

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në Munich Security Conference.
Në mesazhin e tij, Vengu e cilëson Konferencën e Sigurisë së Mynihut si një nga ngjarjet më të rëndësishme në nivel global, ku mblidhen zërat më me peshë të sigurisë dhe ku formësohet debati strategjik për çështjet kryesore ndërkombëtare.
Sipas tij, për Shqipërinë kjo përfaqëson një mundësi konkrete për të avancuar marrëdhëniet me partnerët tradicionalë, si dhe për të çelur rrugë të reja bashkëpunimi me aktorë kyç institucionalë dhe drejtues të kompanive të mëdha, në funksion të forcimit të sigurisë kombëtare dhe zhvillimit të industrisë ushtarake.
Ministri thekson se në një Europë që përballet me një mjedis sigurie gjithnjë e më sfidues, forcimi i partneriteteve dhe koordinimi strategjik mbeten një domosdoshmëri.
“Konferenca e Sigurisë së Mynihut është padyshim një nga ngjarjet kryesore ku mblidhen zërat më me peshë të sigurisë globale dhe ku formësohet debati strategjik.
Për Shqipërinë, një mundësi konkrete për të avancuar marrëdhëniet me partnerët tradicionalë dhe për të çelur rrugë të reja bashkëpunimi me aktorë kyç institucionalë dhe drejtues të kompanive të mëdha, në funksion të sigurisë kombëtare dhe zhvillimit të industrisë ushtarake.
Në një Europë përballë një mjedisi sigurie gjithnjë e më sfidues, forcimi i partneriteteve dhe koordinimi strategjik mbeten domosdoshmëri”, shkruan Vengu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




