Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Lara Colturi kryen lëshimin e parë në slalom, Shiffrin vendos kohën më të shpejtë

Milano-Colturi 2026 në RTSH, Lara Colturi mbyll lëshimin e parë në slalom me kohën 48.39. Skiatorja shqiptare ishte e para që nisi garën në këtë disiplinë, ku pritet të performojnë plot 91 skiatore!
Mikaela Shiffrin (0:47.13) vendos kohën më të mirë në slalom në Milano-Cortina 2026! Skiatorja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiqet nga Lena Dürr (+0.82) dhe Cornelia Oehlund (+1.00).
Semire Dauti gabon në lëshimin e saj të parë në slalomin e femrave. Skiatorja shqiptare nuk ka mundur që të vendosë një kohë pasi braktisi garën pas gabimit në sektorin e dytë të pistës. Ky gabim i kushtoi shumë 18-vjeçares, e cila humb mundësinë për të qenë në start për lëshimin e dytë.
Lisa Brunga mbyll me sukses zbritjen e saj të parë në slalomin e femrave në Milano-Cortina 2026. 17-vjeçares, koha 57.58, nuk i mjafton për të qenë pjesë lëshimin e dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




