Bashkimi Europian i kërkon garanci presidentit të FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do të kalojnë oqeanin për të ndjekur Botërorin

Komisioneri për Sportin pranë Bashkimit Europian, Glenn Micallef, i ka kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, garanci për tifozët europainë, të cilët do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër Botërorin 2026.
Në një prononcim për “Euractiv”, Glenn Micallef ka pranuar se i ka biseduar me numrin një të FIFA-s për këtë argument delikat. Sipas tij bashkëbisedimi i mbajtur në Bruksel një javë më parë ishte konstruktiv.
“I kërkova që të ketë në vëmendje sigurinë e tifozëve, të cilët do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ne ky aspekt është mjaft i rëndësishëm dhe të njëjtën rëndësi duhet të ketë edhe organizatorët.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha në lidhje me këtë çështje se “siguria e ndeshjeve të Kupës së Botës, atletëve, tifozëve dhe vendeve ku zhvillohen ndeshjet, si dhe siguria e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara janë përparësi kryesore të organizimit të ndeshjeve”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




