Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Aktualitet | 9 muaj më parë

Policia Rrugore ka bërë të ditur për monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara.  

Sipas Policisë Rrugore, gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 mijë masa administrative të prapambetura, ndërsa janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore.

“Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara. Gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 000 masa administrative të prapambetura. Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore”, shkruan policia në njoftimin e saj.

Ndërkaq, njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, duke përdorur, krahas pajisjeve inteligjente shpejtësimatëse, edhe pajisjen Scout.

“Nëpërmjet kësaj pajisjeje realizohet monitorimi i vazhdueshëm i qarkullimit, me qëllim evidentimin e automjeteve debitore që qarkullojnë pa likuiduar masat administrative (gjobat), si dhe automjeteve të shpallura alert.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të verifikojnë dhe të likuidojnë detyrimet e papaguara, pasi kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe ndaj shkelësve do të merren masat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi”, theksohet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme