Fier, Gjykata konfiskon pasuri me vlerë dhjetëra miliona lekë

Aktualitet | 8 muaj më parë

Gjykata e Fierit ka vendosur për konfiskimin e një sërë pasurive të paluajtshme në Lushnjë dhe Tiranë, në kuadër të ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit.

Seanca u zhvillua këtë të enjte (19 shkurt), me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, e përfaqësuar nga prokurorja Elida Hoxhaj. Objekt i vendimit ishin disa truallë, ndërtesa, apartamente dhe toka bujqësore, të regjistruara në emër të disa shtetasve, me vlera që arrijnë deri në dhjetëra miliona lekë.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe urdhëroi konfiskimin e pasurive, duke caktuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për menaxhimin e tyre. Po ashtu, personat e interesuar ngarkohen me shpenzimet proceduriale të parapaguara nga shteti.

Pasuritë e konfiskuara

Truall në Lushnjë, në bashkëpronësi të F.T, M.T, E.T dhe K.T.

Truall në Lushnjë, objekt i ndërtuar dhe funksional, me vlerë rreth 9.7 milion lekë.

Truall në Lushnjë, në pronësi të A.T, me objekt shumëkatësh ende në ndërtim, vlerë rreth 22.3 milion lekë.

Objekt ndërtimi në Lushnjë, me sipërfaqe totale të deklaruar për legalizim, vlerë rreth 2.3 milion lekë.

Truall në Lushnjë, në bashkëpronësi të M.T, E.T dhe K.T, i përfshirë në trashëgiminë e A.T.

Arë në Lushnjë, sipërfaqe disa mijëra m², në pronësi të A.T, blerë për 15,000 euro.

Arë në Lushnjë, në pronësi të A.T, blerë për 5,000 euro.

Apartament në një fshat të Tiranës, sipërfaqe disa dhjetëra m², në emër të V.T, blerë për 37,000 euro.

Apartament në një fshat të Tiranës, në emër të A.T, blerë për 53,550 euro.

Apartament në një fshat të Tiranës, në emër të A.T, blerë për 68,620 euro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme