Bordi i Paqes, Rama publikon foto: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale momente nga mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, e zhvilluar në Uashington.
Në një postim në Facebook, Rama publikoi disa foto nga takimi, teksa shkruan: “Fotoalbumi i një dite krenarie për Shqipërinë në Uashington”.
Gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes, kryeministri Rama vlerësoi përpjekjet për ndaljen e konfliktit në Gazë, konfirmoi angazhimin e trupave shqiptare në forcën e stabilizimit dhe propozoi ndërtimin e një objekti publik për fëmijët palestinezë. Para Trumpit, kryeministri Rama ngriti dhe shqetësimin për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.
















