Vritet me thikë 31-vjeçari në Tiranë. U sulmua nga 3 persona sapo doli nga makina

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë pasi është goditur me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Viktima është identifikuar si E.Pashollari, ndërsa mësohet se ai është sulmuar menjëherë sapo ka dalë nga automjeti i tij. Autori i dyshuar është identifikuar si G.B..

Tre persona, dy djem dhe një vajzë, kanë sulmuar të riun, ndërsa gjatë përleshjes fizike, G.B. e ka goditur 32-vjeçarin me thikë në kurriz.

Viktimës i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme