Dëmtim, apo vonesa page? Osimhen rrezikon ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit në Champions

UEFA Champions League | 8 muaj më parë

Sipas shtypit turk, mungesa e sulmuesit nigerian në kampionat nuk shpjegohet vetëm me problemet fizike, siç thuhet në versionin zyrtar.

Juventus-Gallatasaraj mund të luhet pa Victor Osimhen në fushë. Është një mundësi konkrete, ndërsa arsyeja mund të jetë ndryshe nga qëndrimi i klubit turk para ndeshjes kundër Konyaspor në kampionat. Nuk është vetëm çështja e gjendjes fizike të lojtarit.

Sipas të përditshmes “Hurriyet”, Osimhen mund të mos luajë as të mërkurën në Champions League, për shkak të problemeve të natyrës ekonomike. Është e vërtetë, sipas gazetës turke, që sulmuesi i ka thënë trajnerit Okan Buruk se ndjen dhimbje në gjurin e djathtë, ndaj dhe nuk u grumbullua ndaj Konyaspor. Por nuk është vetëm kaq çështja.

Nigeriani nuk ka marrë ende pagën e janarit dhe shkurtit, ndaj dhe është i pakënaqur. “Hurriyet” saktëson se Osimhen duhet të kthehet në Champions, në një ndeshje shumë të rëndësishme edhe për arkën e Gallatasarajit, që nuk do t’ia lejonte vetes të luante pa lojtarin më të mirë.

Osimhen është lojtari më i paguar në SuperLigën turke, me një pagë neto prej 15 milionë eurosh në vit, që mund të shkojë deri në 21 milionë euro bashkë me bonuset.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme