Protesta e PD-së/Berisha: Të shtunën e 28 shkurtit, e gjithë Shqipëria do jetë kundër Edi Ramës

Aktualitet | 8 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se të shtunën e gjithë Shqipëria do të jetë kundër Edi Ramës në protestën që do të mbajë forca politike që ai drejton.

Sipas Berishës, Edi Ramën nuk e nxjerr nga zyra, askush tjetër përvecc demokratëve.  

“Duke thënë të gjitha këto, do u them edhe një gjë tjetër, gjithçka varet nga ne. Kush, Edi Ramën nga ajo zyrë nuk e nxjerr përveç nesh. Nuk vjen njeri të na e nxjerrë. Jemi ne. A ka provokim më të rëndë se ai që bën sot?

Sot, prokurorët pas 3 muajsh në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe çdo gjë, u lejuan të paraqesin kërkesën e tyre.

Dhe sot, hajdutët përsëri përkundrejt qëndrimit të deputetëve tanë, njëri nga ata tha, unë abstenoj.

Po mirë i thanë këta, absteno ti, jemi 5 me 4 dhe vendimi është i qartë se komisioni kërkon heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimit. Pas 5 minutash, Taulant Balla, i cili kur është vetëm me të huajt një fjalë në mbrojtje të saj nuk e thotë, kur është me të tjerët bën avokatin e saj. Thotë jo, ne nuk jemi dakord me propozimin tuaj. Ai ishte propozimi i prokurorëve”, u shpreh Berisha.

Ai vuri në dukje se të shtunën e 28 shkurtit, e gjithë Shqipëria do të jetë kundër “Edi Ramës, imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës, për largimin nga pushteti.”

“Demokratët po pranonin propozimin e prokurorëve dhe dolën nga komisioni pa votuar. Do pyesim grupin.

Por Kushtetuta thotë se vendimin e merr komisioni, jo grupi.

Por këta nuk kanë as ligj, as Kushtetutë.

Pra, kush do ia heqë imunitetin asaj?

Qytetarët shqiptarë!

Të shtunën, në ora 6, e gjithë Shqipëria kundër Edi Ramës, imunitetit të Edi Ramës, për arrestimin e Edi Ramës, për largimin nga pushteti”, theksoi më tej Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme