Sanremo 2026, nata e dytë spektakël dhe garë, Ermal Meta mes pesë më të mirëve

Mbrëmja e dytë e Festivalit të Sanremos 2026 solli emocione të forta në skenën e Aristonit, ku 15 artistë në garë performuan para publikut dhe jurisë. Spektakli u shoqërua me energji dhe ritëm, ndërsa televotimi dhe votat e jurisë përmbysën renditjen e natës së parë.
Në fund të mbrëmjes, Carlo Conti shpalli klasifikimin provizor të natës së dytë, ku në Top 5 u renditën:
Tommaso Paradiso me “I romantici”
LDA & Aka7even me “Poesie clandestine”
Nayt me “Prima che”
Fedez & Marco Masini me “Male necessario”
Ermal Meta me “Stella stellina”
Performanca e Ermal Metës u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke e rikthyer artistin shqiptar në mesin e më të vlerësuarve të natës. Kënga e tij “Stella stellina” u konsiderua një nga interpretimet më të ndjera, duke i siguruar vendin në pesëshen kryesore të renditjes provizore.
Nata e dytë solli edhe plot momente të tjera emocionuese, kur Achille Lauro preku publikun me “Perdutamente”, ndërsa Laura Pausini dha mesazhe motivuese për artistët e rinj. Në skenë u ngjitën gjithashtu kampionë olimpikë dhe sportistë paralimpikë, duke dhënë mesazhe solidariteti dhe shprese.
Atmosfera e Sanremos u përcoll drejtpërdrejt për publikun e shqiptar në ekranet dhe valët e RTSH-së. Të gjitha netët e Festivalit do të transmetohen në RTSH1, RTSH2, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




