Jersey miraton ligjin për eutanazinë, vdekjet e para të asistuara ligjore mund të ndodhin në 2027-ën

Botë | 8 muaj më parë

Miratohet në Jersey ligji që u jep të rriturve me sëmundje terminale të drejtën për të zgjedhur t’i japin fund jetës së tyre, duke shënuar fazën e fundit legjislative për propozimet historike përpara marrjes së Miratimit Mbretëror në Mbretëria e Bashkuar.

Pas hyrjes në fuqi, vdekjet e para të asistuara ligjore mund të ndodhin që në verën e ardhshme. Sipas parashikimeve, përfitojnë personat me sëmundje terminale që shkaktojnë vuajtje të padurueshme dhe që pritet të jetojnë jo më shumë se gjashtë muaj, ose deri në 12 muaj për pacientët me sëmundje neurodegjenerative.

Me këtë vendim, Jersey bëhet territori i dytë në Ishujt Britanikë që miraton plotësisht vdekjen e asistuar, pas Ishullit të Manit.

Ligji u miratua me 32 vota pro dhe 16 kundër, pas një debati të gjatë publik dhe politik. Të dy vartësitë e Kurorës kanë vendosur kërkesa rezidence për përfituesit: 12 muaj qëndrim në Jersey dhe pesë vite në Ishullin e Manit.

Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale i Jersey-t, Tom Binet, deklaroi se “Jersey do të ketë një nga ligjet më të sigurta dhe më transparente për vdekjen e asistuar në botë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme