Punimet në rrugën e bllokuar nga rrëshqitjet në Librazhd, Balla: Vijon puna për hapjen e kalimit të sigurt rrugor

Në segmentin rrugor pranë Dragostunjës në Librazhd vijon ndërhyrja intensive për krijimin e një kalimi të sigurt, pas rrëshqitjes së dheut që solli bllokimin e aksit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shkruan se punimet vijojnë, duke shpresuar që situata të zgjidhet sa më shpejt.
“Vijon puna masive me shumë makineri të rënda për krijimin e një kalimi të sigurtë rrugor, pas situatës tepër të vështirë të rrëshqitjes që çoi në bllokimin e segmentit rrugor pranë Dragostunjës. Shpresoj shumë që kjo situatë e vështirë të zgjidhet sa më shpejt ”, shkruan Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




