Ceremoni përkujtimore për 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, të pranishëm drejtues vendorë të Shqipërisë e Kosovës
Në kuadër të 582-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës është zhvilluar një ceremoni përkujtimore ku janë vendosur kurora me lule nga autoritetet vendore dhe qendrore pranë monumentit Obelisku i Beselidhjes
Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, deputeti socialist Ulsi Manja, kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama si dhe përfaqësues të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare, komuniteteve fetare si dhe qytetarëve të shumtë që i janë bashkuar këtij përvjetori me vlera të veçanta historike dhe kombëtare.
Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, e udhëhequr nga heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu më 2 mars 1444, shënoi bashkimin e principatave shqiptare në një front të përbashkët për mbrojtjen e trojeve nga pushtimi osman, duke mbetur simbol i unitetit dhe qëndresës kombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




