Rriten tensionet në Lindjen e Mesme- Izraeli nis ndërhyrje tokësore në Liban

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të re tensioni, pasi ushtria izraelite njoftoi sot në mëngjes se ka nisur një ndërhyrje tokësore në territorin e Libanit jugor.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan se trupat e tyre janë vendosur në disa pika pranë kufirit, duke e cilësuar këtë si një pozicion të përforcuar mbrojtës.
Ushtria theksoi se synimi është krijimi i një shtrese shtesë sigurie për banorët e veriut të Izraelit, të cilët prej javësh jetojnë nën kërcënimin e sulmeve raketore.
Paralelisht me lëvizjet në kufi, IDF ka bërë të ditur se është e përgatitur të veprojë kundër Iranit “për javë të tëra”, duke lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të konfliktit përtej Libanit.
CNN shkruan se lëvizja e trupave izraelite në tokën libaneze ka gjasa të përshkallëzojë situatën, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.
Banorët në zonat kufitare të Libanit raportojnë për një prani të shtuar ushtarake dhe përplasje sporadike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka filluar të shprehë shqetësim për pasojat humanitare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




