Begaj dekreton 7 ndryshimet në qeveri, pritet votëbesimi i tyre në Kuvend

Politikë | 8 muaj më parë

Presidenti Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë, më 4 mars, ndryshimet në kabinetin qeveritar të propozuara më herët nga Kryeministri Edi Rama.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin Begaj në Pallatin e Brigadave, ku i paraqiti propozimin për shtatë ndryshime në kabinetin qeveritar, të cilat tashmë janë zyrtarizuar me dekret presidencial.

Me dekretimin e kreut të shtetit, hapi i radhës procedural është paraqitja e ndryshimeve në Kuvendin e Shqipërisë, ku ministrat e rinj pritet të marrin votëbesimin e deputetëve për të hyrë zyrtarisht në detyrë.

Riorganizimi i kabinetit qeveritar “Rama” erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, duke prekur disa nga dikasteret më të rëndësishme të ekzekutivit.

Presidenti dekretoi shkarkimin nga detyra të:

  • Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;
  • Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme;
  • Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;
  • Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:

  • Albana Koçiu si Zëvendëskryeministre;
  • Ferit Hoxha si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Besfort Lamallari si Ministër i Punëve të Brendshme;
  • Ermal Nufi si Ministër i Mbrojtjes;
  • Toni Gogu si Ministër i Drejtësisë;
  • Enea Karakaçi si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Erjona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

LEXO KËTU profilet e ministrave të rinj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme