Shpërthimin me lëndë plasëse gjatë natës në një mjet në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur në një mjet të parkuar në Tiranë gjatë orëve të natës së 10 marsit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, ndër mjeti ka qenë i parkuar.
Makina e cila ishte shënjestër e shpërthimit ishte ne pronësi të 36-vjeçarit O.K., ndërsa nuk dihen ende motivet e vendosjes së eksplozivit.
Aktualisht grupi hetues ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo nuk ka pasur persona të lënduar. Sipas hetuesve vendosja e eksplozivit mund të jetë një paralajmërim pronarin e mjetit.
Efektivët vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




