Protesta e opozitës, Kuko: Aksioni i rrugës nuk çon askund, njerëzit janë lodhur nga spektakli i dhunshëm

Politikë | 8 muaj më parë

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar protestat e opozitës dhe atë të radhës që pritet të mbahet nesër para Kuvendit, ku do të diskutohet imuniteti i Belinda Ballukut. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Kuko tha se historia ka treguar për opozitën se aksionet politike në rrugë nuk janë zgjidhje dhe se përvoja e vitit 2019 tregoi pasoja katastrofike për të.

Sipas saj, politika duhet të zhvillohet përmes debatit institucional dhe demokratik në Kuvend.

“Aksioni i rrugës nuk çon askund. Në 2019 e çoi opozitën në një situatë katastrofike. Nëse aksioni do të vijojë dhe nuk ka debat të shëndetshëm demokratik në Kuvend, do të jetë thjesht një show që njerëzit janë të lodhur nga ai lloj spektakli i dhunshëm,” tha Kuko.

Ditën e nesërme, më 12 mars, opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë protestën para Kuvendit, në një kohë kur paralelisht zhvillohet edhe seanca parlamentare, ku do të vendosë për fatin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme