Kopje të markave të njohura, Dogana bllokon mbi 5,000 palë atlete

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim me degët doganore të Kakavijës dhe Durrësit, kanë bllokuar 5,340 palë atlete që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Sipas njoftimit të policisë, mallrat e konfiskuara i përkasin markave të njohura “Christian Dior” dhe “New Balance”.
Bllokimi u krye në kuadër të dyshimit për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe është pjesë e angazhimit të Drejtorisë së Doganave për të garantuar barazinë në treg dhe respektimin e ligjit.
Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet e tjera të mundshme. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



