Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA godet shënjestrat ushtarake në ishullin Kharg të Iranit

Botë | 8 muaj më parë

SHBA ka shkatërruar çdo shënjestrë ushtarake në ishullin Kharg të Iranit. Presidenti Trump kërcënoi me goditjen e infrastrukturës së naftës, nëse Irani nuk lejonte kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë me dije se ushtria amerikane ka shfarosur çdo shënjestrë ushtarake në Ishullin Kharg, ndërsa kërcënoi të sulmonte edhe infrastrukturën e naftës së ishullit nëse Teherani vijonte të bllokonte kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Ishulli koralor, që shtrihet rreth 25 kilometra nga bregdeti iranian, është i një rëndësie të veçantë për ekonominë e Republikës Islamike. Ai është thelbësor për shpërndarjen e naftës iraniane dhe në të përpunohen 90 përqind e eksporteve të këtij produkti.

Nëntëdhjetë përqind e eksporteve të naftës së Iranit kalojnë nëpër ishull, 90% e të cilave përfundojnë në Kinë.

Sipas një dokumenti të CIA-s të vitit 1984, objektet e naftës në të janë më jetësoret për sistemin iranian të naftës dhe vijimi i punës nga to është thelbësor për ekonominë e vendit.

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, u shpreh pak kohë më parë se shkatërrimi i terminalit do të gjymtonte ekonominë e Iranit dhe do të çonte drejt rrëzimit të regjimit klerik. Pas sulmit ndaj ishullit, Irani u shpreh se çdo sulm ndaj infrastrukturës së tij do të përmblidhej me sulme hakmarrëse në objektet rajonale që zotërohen nga kompani me aksione amerikane ose që bashkëpunojnë me SHBA-në.

Irani ndërkohë po merr në shqyrtim që të lejojë një numër të kufizuar cisternash me naftë në Ngushticën e Hormuzit, me kusht që malli që ato transportojnë të tregtohet me monedhën kineze.

Dy anije cisternë me flamur të Indisë, me gaz të lëngshëm në bord, u lejuan në orët e para të mëngjesit të kalonin në ngushticë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme