Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organizimin e strukturave të PS

Politikë | 8 muaj më parë

Mesditën e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve për RTSH, kreu i qeverisë u takua me deputetët socialistë të qarkut dhe përfaqësues të pushtetit vendor në zonën e Plazhit të Vjetër.

Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e kryetares së Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht deputete, Erjona Ismaili, si dhe Bledi Çuçit, drejtues politik i PS për qarkun.

Në takim ishte e pranishme edhe Sara Bodo, drejtoresha e Agjencisë së Rinisë, si pjesë e grupit të punës së PS në Vlorë.

Gazetarja e RTSH raporton se në thelb të diskutimeve ishin projektet zhvillimore dhe organizimi i strukturave të partisë në qarkun e Vlorës , si dhe forcimi i lidhjes mes strukturave lokale dhe drejtimit qendror.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme