Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të tensioneve me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të shtyjë vizitën në Pekin në fund të marsit, për shkak të përshkallëzimit të situatës me Iranin dhe angazhimit në operacionin ushtarak “Epic Fury”.
“Ne kemi një luftë që po zhvillohet. Mendoj se është e rëndësishme të jem këtu”, – u shpreh ai per NYT.
Trump kishte paralajmëruar më herët se udhëtimi drejt Kinës mund të mos realizohej nëse Pekini nuk do të angazhohej me anije luftarake për të garantuar sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.
Por, Pekini deri me tani ka bërë thirrje vetëm për ndalje të luftimeve, ndërsa Irani Irani vijon të furnizojë Kinën me naftë dhe u lejon anijeve kineze kalim të sigurt, duke ulur interesin e Pekinit për bashkëpunim.
Gjatë daljes për mediat, presidenti nuk i kursye kritikat as ndaj aleatëve të NATO-s, duke u shprehur se SHBA-të i kanë mbrojtur ata për vite me radhë pa marrë të njëjtin reagim.
“U kërkuam ndihmë jo sepse kemi nevojë, por sepse dua të shoh si reagojnë,” tha Trump gjatë një konference për shtyp.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë dhe mund të veprojë e vetme.
Presidenti amerikan njoftoi se sekretari i shtetit Marco Rubio do të bëjë së shpejti një njoftim për vendet që mund të mbështesin operacionet amerikane në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




