“Çasti i Duhur”, përfaqësuesi i Maltës në Eurovision intervistë për RTSH: ‘Bella’ është një këngë e përjetshme, jo një trend kalimtar

Kulturë | 8 muaj më parë

Këngëtari AIDAN, përfaqësues i Maltës në Eurovision, ishte i ftuar në studion e emisionit “Çasti i Duhur” në RTSH 1, ku ndau emocionet dhe rrugëtimin e tij drejt skenës më të madhe muzikore europiane.

Ai u shpreh i entuziazmuar për vizitën e tij të parë në Shqipëri, duke vlerësuar mikpritjen dhe eksperiencën pozitive.

Këngëtari tregoi se rrugëtimi i tij në Eurovision ka qenë i suksesshëm deri më tani, ndërsa ka zhvilluar turne në vende të ndryshme dhe ka krijuar miqësi të reja, përfshirë edhe me këngëtaren Alis.

“Dua t’ju falënderoj për ftesën, është hera ime e parë këtu në Shqipëri dhe më pëlqen shumë. Deri tani rrugëtimi im në Eurovision ka qenë i shkëlqyeshëm dhe përfaqësoj Maltën, Kemi nisur turnet në shtete të ndryshme dhe kam njohur dhe Alis. Gjithmonë ekziston një lloj presioni, dhe vitet kam punuar shumë fortë, kam publikuar shumë nga muzika ime dhe në fakt javët e ardhshme do të publikoj albumin tim të dytë. Eurovision është një rrugëtim shumë emocionues. Që në moshë të vogël kam dashur të jem aty, doja që emri i vendit tim, Malta të ishte pas emrit tim Aidan, doja të përfaqësoja vendin tim dhe për mua është një nder i madh që pas 54 vitesh Malta po dërgon një këngë me gjuhën malteze”, u shpreh ai.             

AIDAN rrëfeu se ëndrra për të qenë pjesë e Eurovisionit ka nisur që në fëmijëri. Duke folur për stilin e tij muzikor, artisti tregoi se fillimisht ka bërë muzikë pop për radio, por më pas ka evoluar drejt një qasjeje më të thellë artistike.

“Në fillim bëja vetëm pop për radio më pas publikova albumin tim të parë në studio. 2 vite më parë bëra koncertin tim të parë në Maltë dhe aty muzika ime filloi të evoluoj sepse të bësh muzikë vetëm për radio dhe të krijosh muzikë për skenë janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Doja një këngë që nuk është thjesht për TikTok apo Spotify doja emocione, diçka klasike, një këngë që edhe pas 20-vitesh të dëgjohet. Njerëzit e quajnë si baladë por nuk e quaj të tillë, nuk është një baladë tipike e Eurovisionit, është një këngë shumë klasike dhe romantike. Synimi im me këtë këngë është që sigurisht të jetë pjesë e Eurovisionit”, tha këngëtari AIDAN.    

Në fund, AIDAN u ndal edhe tek marrëdhënia e tij me Alis, duke theksuar se mes tyre është krijuar një miqësi e mirë dhe se të dy do të konkurrojnë në të njëjtën gjysmëfinale në muajin maj.

“Me Alis kemi një miqësi shumë të mirë, jo vetëm se jemi pak ngjashëm por  gjithashtu po krijohet një miqësi mesh nesh dhe jemi gjithashtu në të njëjtën gjysmë finale në maj”, theksoi ai.         /rtsh.al/                                                                                                                                                                                


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme