Venezuela shpallet kampione bote në baseball, mund SHBA-të 3-2 në finalen e Miami-t

Sporte të tjera | 8 muaj më parë

Venezuela ka fituar për herë të parë në histori “World Baseball Classic”, duke u shpallur kampione bote. Ajo mundi SHBA-të në finale me rezultatin 3-2, falë një dopio vendimtare të Eugenio Suarez.

“Askush nuk besonte te Venezuela, por ja ku kemi fituar kampionatin, – tha Suarez pas finales. – Kjo është një festë për gjithë Venezuelën”.

Maikel Garcia është zgjedhur lojtari më i mirë i turneut. Për SHBA-të është finalja e dytë radhazi e humbur në eventin më të rëndësishëm ndërkombëtar të baseball-it. Titullin e fundit e ka fituar në vitin 2017. Venezuela është kombëtarja e dytë latino-amerikane që fiton WBC, pas Republikës Domenikane në vitin 2013.

SHBA-të kanë fituar titullin në 2017-ën dhe kanë humbur finalen e 2023-shit kundër Japonisë, tri herë kampione. Stadiumi ishte i gjithi i ezauruar, 36.190 spektatorë në ‘loanDepot Park’ të Miami-t, me shumicë filo-venezueliane, që vërshëlleu lojtarët amerikanë gjatë prezantimit.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, qeveria e të cilit arrestoi presidentin venezuelian Nicolas Maduro në janar, kishte nxitur tensionin me një postim në rrjetet sociale të hënën. Ai përgëzonte Venezuelën për arritjen në finale dhe i sugjeronte këtij vendi të bëhej shteti i 51-të i Amerikës.

Udhëheqësja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e cila zëvendëson Maduron, e kosnideroi një “ditë kombëtare feste” të mërkurën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme