Tenis/ Zverev bëhet numri 1 në botë, rrëzon nga “froni” Sinner pas 95 javësh

Sporte të tjera | 3 orë më parë

Prej së hënës gjermani merr zyrtarisht kryesimin e renditjes botërore: “Ndjenjë e jashtëzakonshme, vërtet speciale”

Ishte vetëm çështje kohe, tani vjen edhe siguria matematikore. Në 1/8-at e turneut të Vjenës, Alexander Zverev, ka eliminuar Tallon Griekspoor, numrin 50 në botë, me rezultatin 6-4, 7-5. Ndeshja zgjati pak më shumë se një orë e gjysmë.

Një sukses special për 29-vjeçarin gjerman, sepse që nga dita e hënë ai do të jetë zyrtyarisht numri 1 në renditjen botërore, duke kaluar italianin Jannik Sinner. Një parakalim i pritshëm që në momentin që kur u mësua se Sinner nuk do të luante më në vitin 2026.

Prej së hënës Zverev do të ketë të paktën 9450 pikë në klasifikim, po aq sa Sinner, por gjermani e kalon, sepse ka një numër më të madh turnesh Grande Slam të fituar (dy ndaj një) për këtë sezon. Zverev bëhet kështu lojtari i 30-të në majën e tenisit të meshkujve që kur është futur klasifikimi Atp në vitin 1973.

Vendi i parë në renditjen botërore është “qershia mbi tortë” i një sezoni të jashtëzakonshëm për Zverev. Përveç se u bë numri 1 për herë të parë, Sasha ka fituar edhe dy trofetë e parë Slam në karrierë: Roland Garros dhe Us Open.

“Të jesh në majën e botës është një ndjenjë e jashtëzakonshme, vërtet speciale – ka thënë Zverev pas ndeshjes. – Është diçka ndryshe nga fitimi i një turneu, apo një titulli. Të mësosh se me përditësimin e klasifikimit pranë emrit tënd do të shfaqet numri 1 është një ndjenjë vërtet unike”.

Sinner është i detyruar të dorëzojë kreun pas 95 javësh si numri 1 në botë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme