Kosova lirohet nga sanksionet e BE – Ambasadori i Kosovës në Shqipëri-Lajm i mirë, por i vonuar

Kosovë | 8 muaj më parë

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat shtrënguese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri Skënder Durmishi, duke u shprehur nga Gjirokastra:

“Është një lajm I mirë sigurisht. I vonuar por dhe nuk kanë qenë të panevojshme këto masa për ndonjë arsye të veçantë. Tani është për tu vlerësuar korrigjimi I këtij vendimi që  ishte I panevojshëm”

 Durmishi i ka vlerësuar raportet me BE të veçanta që nga koha kur i ka ofruar  ndihmë Kosovës në çështje të zhvillimit ekonomik, ndërsa shprehet se është në pritje të shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim në familjen  e madhe europiane.

“BE ka ndihmuar Kosovën me çështje të zhvillimit ekonomik, dhe më pas me Asocim Stabilizimin, më pas me liberalizimin e vizave, prap o lëvizim ngadalë. Por mendoj se ne meritojmë më shpejt të ecin këto procese por presim që të shqyrtohet dhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE që tashmë është bërë aplikimi”

Durmishi ishte sot në Univeristetin “Eqrem Cabej”ku mbajti leksionin e hapur me temë“Republika e Kosovës: 18 vjet Pavarësi – sukseset dhe sfidat” .

 Gazetare: Y. Ponde  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme