Guidat e ardhshme turistike vizitojnë Vlorën, njihen me atraksionet e qytetit

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një grup i përbërë nga guida të ardhshme turistike, por edhe profesorë të tyre kanë vizituar qytetin e Vlorës. Ata janë njohur nga afër me disa prej siteve arkeologjike dhe vendeve më të vizituara në qytet, ku i janë shpjeguar në detaje për secilin prej vendeve çfarë përfaqësojnë dhe cila është historia që trashëgojnë në breza.

Ardiola Alikaj, Kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike thotë se është zgjedhur Vlora për shkak të atraksioneve të shumta që qyteti ka si dhe vizitorëve të shumtë që përthitë çdo muaj.

“Vlora është nga ato qytete që i ofron të gjitha në një paketë shumë të konsoliduar. Ofron detin, malin. Ka një gadishull të jashtëzakonshëm. Ka zonat përreth Vlorës që janë tashmë një potencial shumë i madh për të zhvilluar turizmin rural dhe atë të aventurës”, tha Alikaj.

Udhërrëfyesi malor Kastriot Faci sqaron se për punën e tij është tepër e rëndësishme njohja nga afër me detajet dhe historinë e këtyre vendeve, për të qenë sa më shpjegues për turistët.

“U njohëm nga afër me detajet historike, me fakte, shifra dhe njerëz që kontribuan për këtë ditë”, tha Faci.

Guidat e ardhshme turistike të licensuara kanë zhvilluar një tur në gjithë Shqipërinë, ku jane njohur me atraksionet turistike ne qytetet te ndryshme te vendit.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme