Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar

Aktualitet | 8 muaj më parë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit ka vlerësuar këtë ditë si një moment gëzimi, solidariteti dhe mbarësie për familjet shqiptare.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shkruan Presidenti Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme