Netanyahu: Irani nuk ka më kapacitet për pasurimin e uraniumit, lufta do të vazhdojë aq kohë sa duhet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se operacionet ushtarake kundër Iranit do të zgjasin “për aq kohë sa të duhet”, duke theksuar se Teherani është privuar nga aftësia për pasurimin e uraniumit dhe ndërtimin e raketave balistike.
Në një konferencë për shtyp, Netanyahu e përshkroi Izraelin si “më të fortë se kurrë”, ndërsa Irani sipas tij është “më i dobët se kurrë”. Ai rivendosi objektivat kryesore të qeverisë: asgjësimin e plotë të programit bërthamor të Iranit, asgjësimin e programit të raketave balistike, krijimin e kushteve që iranianët të marrin “fatet e tyre në duart e tyre”.
Netanyahu theksoi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara “mbrojnë të gjithë Lindjen e Mesme – dhe guxoj të them, të gjithë botën”, duke shtuar se “Amerika nuk po lufton për Izraelin”.
Pas 20 ditësh luftimesh, ai deklaroi se Izraeli po fiton dhe se Irani po shkatërrohet, duke parashikuar se konflikti mund të përfundojë më shpejt se sa pritej.
Në lidhje me ndikimin energjetik, Netanyahu u shpreh se amerikanët do të hapin ngushticën e Hormuzit, gjë që sipas tij do të ulë çmimet e naftës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




