Shqipëria 2030, shifra e objektive në dokumentin strategjik të qeverisë
Shqipëria e vitit 2030 në shifra dhe afate të qarta është fiksuar në dokumentin më të fundit, atë të politikave prioritare 2027–2029, tashmë i miratuar nga Këshilli i Ministrave.
114 projekte strategjike, ku dominojnë sektorët e transportit me 38 projekte, energjisë me 27 projekte dhe sektorit social me 16 projekte janë identifikuar dhe vendosur për zbatim.
Në një këndvështrim tjetër, dokumenti ka specifikuar 66 tregues globalë me targete të matshme deri në vitin 2030, që mbulojnë 52 synime nga 169 në total. Kjo do të thotë që rreth një e treta e objektivave globale janë tashmë të lidhura me shifra dhe afate për Shqipërinë.
Vendi, që sot renditet i 42-ti nga 163 vende në indeksin global të zhvillimit të qëndrueshëm, me 75 pikë nga 100, edhe pse e konsideron këtë një bazë të përmirësuar, ka shpallur planifikimin e mbylljes së kësaj diference.
Brenda kësaj dekade dokumenti përcakton përshpejtimin e përparimit në tre fusha kritike — punësimi dhe rritja ekonomike, arsimi cilësor dhe siguria ushqimore.
Paralelisht, mbi 1.18 miliardë euro janë parashikuar për zbatimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent deri në vitin 2030, me fokus te energjia e rinovueshme, bujqësia me vlerë të shtuar dhe turizmi i qëndrueshëm.
Sektorët e parashikuar brenda udhërrëfyesit lidhen me Integrimin Evropian, Reformën në Administratën Publike, turizmin, energjinë luftën kundër korrupsionit, digjitalizimin, bujqësinë.
Gazetare : Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




