Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe, Makron: Po financon luftën, nuk do ta lejojmë

Europë | 7 muaj më parë

Lufta në Iran nuk do ta pengojë Francën të mbështesë Ukrainën, shkroi kreu i Elizes, Emmanuel Macron, në rrjetin social “X”. Deklarata vjen në një moment kur marina franceze ndaloi një cisternë nafte në Mesdheun Perëndimor.

“Lufta në Iran nuk do ta dekurajojë Francën nga mbështetja për Ukrainën, ku lufta e agresionit të Rusisë vazhdon. Këto anije, të cilat anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare dhe shkelin ligjin detar, janë përfituese të luftës. Ato kërkojnë të grumbullojnë fitime dhe të financojnë përpjekjet ruse të luftës. Ne nuk do ta lejojmë këtë,” shkroi presidenti Macron.

Anija tregtare Deina, që mbante flamurin e Mozambikut, u kap nga marina franceze dhe sipas saj është pjesë e flotës hije të Rusisë. Anija u shoqërua për kontrolle të mëtejshme, dhe kjo është cisterna e tretë e naftës që dyshohet se i përket flotës fantazmë ruse, e cila i lejon Moskës të anashkalojë sanksionet që lidhen me luftën në Ukrainë.

Edhe në janar të këtij viti, forcat detare franceze ndaluan në det të hapur një cisternë nafte që vinte nga porti i Murmanskut, në veri të Rusisë, e cila ishte nën sanksione ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme