SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

Botë | 8 muaj më parë

Kriza në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet. Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar aeroplanmbajtësen USS Boxer së bashku me Njësinë Ekspeditare Detare prej 2.500 marinsash, në ditën e 21-të të luftës kundër Iranit. Vendimi vjen pas një sulmi me raketë balistike iraniane që goditi Jeruzalemin e vjetër, pranë Murit Perëndimor dhe kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.

Ndërkohë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në mesazhin e tij për Vitin e Ri iranian, foli për një “ekonomi elastike” dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Ai paralajmëroi se populli iranian është më i bashkuar se kurrë përballë sulmeve.

Po ashtu, Irani lëshoi kërcënime të reja ndaj zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, duke thënë se “nuk do të jenë të sigurt askund”. Izraeli vazhdon bombardimet ajrore mbi objektiva iraniane, ndërsa raportet flasin për përplasje të reja në Liban mes forcave izraelite dhe Hezbollahut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme