Festivali i Shkencës në Lushnjë, 14 gjimnaze prezantuan 24 projekte inovative në teknologji
Festivali i Shkencës ku morën pjesë 14 gjimnaze publike dhe jopublike të bashkisë Lushnjë u zhvillua në palestrën e shkollës “Foto Puka”. Festivali që organizohet për herë të parë në nivel Kombëtar nxori në pah kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë kërkimore të nxënësve lushnjarë, të cilët sollën 24 projekte në fazën e dytë.
“Në kuadër të Festivalit të Shkencave, ne kemi përgatitur një projekt që quhet ‘Shtëpia Ekologjike’. Në këtë projekt ne demonstrojmë përdorimi e energjisë së rinovueshme, kursimin e burimeve natyrore si edhe rolin e mjedisit të gjelbër në shëndetin e njeriut”, tha një nxënëse.
Drejtorja e Inspektimit dhe Kurrikulës në Agjencinë Kombëtare të Arsimit parauniversitar Rezarta Basha shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë festival, pasi origjina e saj është nga Lushnja dhe projektet që u prezantuan janë risi dhe inovacion.
“Festivali i Shkencave ishte një risi këtë vit dhe si një gjë e re që është ka nevojë për përmirësim në vitet në vijim, por pashë që ka punë shumë të mira dhe do të ketë risi dhe novacion në të gjithë projektet që do të prezantohen sot”, tha Basha.
Nxënësit e gjimnazeve prezantuan me krenari projektet e tyre inovative në shkencë, teknologji dhe matematikë para jurisë e cila zgjodhi edhe projektet fituese: Analiza e muzikës dhe ndikimi saj ne mirëqenien psikologjike Shkolla 18 Tetori dhe Shtëpia Ekologjike gjimnazi Vath Korreshi.
Festivali i Shkencës është një mundësi për nxënësit që të shprehin idetë e tyre dhe të eksplorojnë botën e shkencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




